Gjithçka gati për finalen e Ligës së Konferencës

  • A.P /
  • 07 June 2023 - 20:22
Gjithçka gati për finalen e Ligës së Konferencës

Fiorentina dhe West Ham do të luajnë sonte (e mërkurë) në finale të Ligës së Konferencës në Eden Arena në Çeki, pritet të jetë një ndeshje interesante për të dyja skuadrat.

Fiorentina dhe West Ham po kërkojnë që ta fitojnë trofeun e parë europian në shekullin 21 dhe asnjëherë nuk kanë qenë kurrë më afër.

Fiorentina ka qenë në një formë të mirë javëve të fundit, duke humbur vetëm njëherë në gjashtë ndeshjet e tyre të fundit në të gjitha garat dhe ata besojnë se do ia dalin të fitojnë në finale. Skuadra italiane mposhti në dy ndeshje gjysmëfinale Baselin për ta siguruar finalen e tyre të parë në këtë garë.

West Ham ka pasur një sezon me luhatje, por ata kanë treguar se janë në gjendje ta mposhtin çdo skuadër kur janë në ditën e tyre të mirë. Ata mposhtën AZ në gjysmëfinale për të arritur finalen kundër Fiorentinës. Çekanët e kanë përfunduar sezonin në vendin e 14 në Premier Ligë derisa ata janë të përkushtuar që ta fitojnë trofeun e parë në Europë pas 50 viteve.

(Kosova Sot Online)