Messi: Unë do të jetoj në Barcelonë përsëri

  • A.P /
  • 07 June 2023 - 22:51
Messi: Unë do të jetoj në Barcelonë përsëri

Messi vendosi të luajë në Amerikë në sezonin e ri me Inter Miamin por duket se argjentinasi nuk e ka harruar Barcelonën dhe shumica e intervistës së tij për Mundo Depertivo ka qenë për ekipin ku ai kaloi shumicën e karrierës së tij

Messi sonte e konfirmoi zyrtarisht kalimin në Inter Miami, gjë të cilën e bëri edhe klubi amerikan, 20 minuta më vonë.

Por, gjatë intervistës së tij për Mundo Depertivo Messi ka folur më shumë për Barcelonën dhe arsyet se pse vendosi që të largohet nga futbolli europian.

“Do të dëshiroja që ta mbyllja karrierën në Barcelonë. Unë do të jetoj në Barcelonë përsëri, tashmë është vendosur. Shpresoj që ta ndihmoj klubin një ditë, për shkak se është klubi që unë e dua”, tha në këtë intervistë Messi.

“dëshiroj që t’i falënderoj të gjithë tifozët e Barçës për mbështetjen e tyre, po, do të dëshiroja që të jem këtu përsëri…definitivisht”.

“Kam ëndërruar për një rikthim në Barça, po: por kurrë nuk isha i sigurt që do të ndodh për shkak se me kujtohet shumë mirë tregimi i gushtit të vitit 2021, dy vite me parë”, tha tutje Messi.

“Do të kisha dashur një lamtumirë si Iniesta, Busquets, Jordi Alba, Xavi…kjo është arsyeja pse isha shumë i lumtur kur dëgjoja brohoritmat me emrin tim nga tifozët e Barcelonës në Camp Nou”, tha argjentinasi.

“Ishte një ndenjë e çuditshme të dëgjoje tifozët e Barcelonës duke brohoritur emrin tim edhe kur unë nuk isha aty”.

Sa i përket asaj se La Liga i ka dhënë dritën e gjelbër Barcelonës për ta transferuar atë, Messi ka thënë se megjithatë ka pasur edhe disa gjëra të tjera që kanë munguar.

“I kam dëgjuar këto raporte se La Liga ka dhënë dritën e gjelbër por e vërteta është së shumë, vërtetë shumë gjëra mungonin për të bërë rikthimin tim të Barça të mundur”.

(Kosova Sot Online)