Interi apo Milani, të dy klubet kandidate për Balogunin

  • S.A /
  • 08 June 2023 - 09:08
Interi apo  Milani, të dy klubet kandidate për Balogunin

Edhe Interi është hyrë në garë për të nënshkruar me sulmuesin që dëshiron të largohet nga Arsenali këtë verë, Folarin Balogun pas një paraqitje të tij të mirë si i huazuar në Francë, transmetot "Kosova Sot Online".

Më sa duket sulmuesi nuk dëshiron më që të huazohet, që do të thotë se e ardhmja e tij në Arsenal ende nuk është e sigurt, me 21 vjeçarin që po kërkon të luajë si titullar në një skuadër për ta vazhduar progresin e tij.

Kohëve të fundit ai e ka ndërruar edhe Kombëtaren për të luajtur për SHBA nga Anglia – për të cilët ai luajti me Kombëtaren U-21.

Arsenali mund të mos jetë i gatshëm ti ofrojë atij mundësinë që e dëshiron, pasi që Gabriel Jesus është zgjedhja e parë për sulmues qendre kurse zëvendësues i tij Eddie Nketiah. Ata mund ta marrin yllin amerikan me një shumë të mirë, edhe pse Balogun ka kontratë me Arsenalin edhe për dy vite.

Mbetet të shihet nëse Balogun do të arrinë një largim në javët e ardhshme, apo ai do t’i bashkohet skuadrës së Arsenalit për ndeshjet parasezonale të cilat fillojnë në korrik.

(Kosova Sot Online )