Dzekos i afrohet kontratë e majme

  • A.P /
  • 08 June 2023 - 16:21
Dzekos i afrohet kontratë e majme

Sulmuesi i Interit, Edin Dzeko pritet të jetë titullar në finalen e Ligës së Kampionëve, por kjo mund të jetë ndeshja e tij e fundit për klubin nga Milani pasi që Fenerbahce thuhet se ka bërë një ofertë të madhe për të

Sulmuesi qendror pritet që t’i prijë sulmit kundër Manchester City në stadiumin Ataturk në Stamboll në ndeshjen që do të zhvillohet të shtunën.

Kontrata e tij skadon më 30 qershor dhe një marrëveshje e re nuk është dakorduar ende, por paraqitja e tij këtë sezon ka zgjuar interesim tek disa skuadra jashtë Serie A.

Sipas gazetës La Repubblica, Fenerbahçe i ka ofruar Dzekos kontratë dy vjeçare me vlerë 4 milionë euro për sezon neto, kontratë që është shumë më e mirë se ajo që po e përgatitsin zikaltërit.

Duke parë që ai është në Stamboll për finalen e Ligës së Kampionëve, bashnjaku ka mundësi që ta nënshkruajë këtë kontratë edhe para pushimeve të verës.

Dzeko mbushi 37 vjet në mars dhe ka shënuar 14 gola dhe ka bërë pesë asiste në 51 ndeshje garuese deri me tani.

(Kosova Sot Online)