West Ham është zotuar se do të kenë zero tolerancë me tifozët

  • A.P /
  • 08 June 2023 - 18:08
West Ham është zotuar se do të kenë zero tolerancë me tifozët

West Ham është zotuar se do të kenë “zero tolerancë” me tifozët të cilët hodhën objekt të forta mbi kapitenin e Fiorentinës Biraghi, i cili u gjakos mbrëmë, derisa UEFA pritet që të bëjë një hetim për këtë incident

Biraghi u godit me disa objekte nga tifozët e West Hamit në pjesën e parë të mërkurën gjatë finales së Ligës së Konferencës që u mbajt në Pragë të Çekisë.

Loja u ndërpre për disa minuta derisa Biraghi mori ndihmën mjekësore. Kapiteni i Violas ia doli që ta luajë tërë ndeshjen.

West Ham sot ka lëshuar një komunikatë për shtyp pas incidentit që ndodhi natën e mbrëmshme.

“West Ham United dënon pa rezerva sjelljet e një numri të vogël të individëve të cilët hodhën objekte në fushë gjatë finales së UEFA Ligës së Konferencës”, thuhet në deklaratën zyrtare të klubit që citohet nga The Athletic.

“Këto veprime nuk kanë vend në futboll dhe nuk prezantojnë vlera e klubit tonë të futbollit dhe shumicën e fansave të tonë , të cilët shumica janë sjellë mirë në Pragë këtë vit dhe gjatë dy sezoneve që ne morëm pjesë në garat europiane”.

(Kosova Sot Online)