Shkuarja e Messit bën që biletat e Inter Miami të ngritën

  • A.P /
  • 08 June 2023 - 19:36
Shkuarja e Messit bën që biletat e Inter Miami të ngritën

Arritja e Lionel Messi në Inter Miami raportohet që ka rritur çmimin e biletave në qiell derisa ai pritet që të debutojë në Major League Soccer

Messi është në linj për ta bërë debutimin e tij të parë për skuadrën në MLS, në ndeshjen e tyre të Ligës kundër Curs Azul më 21 korrik në Florida.

Sipas Onda Cero, tifozët tashmë janë duke i rishitur biletat e tyre që i kanë blerë për këtë ndeshje dhe kanë kërkuar më shumë se 9000 dollarë për to.

Messi konfirmoi të mërkurën që ai do t’i ribashkohet klubit nga Florida pasi që u largua nga Paris Saint-Germain si futbollist pa kontratë këtë verë. Ylli i Argjentinës ka qenë në biseda për një rikthim në Barcelonë, e cila mbeti i befasuar nga skuadra e MLS-së, derisa skuadra e Arabisë Saudite, Al – Hilal po ashtu u përpjek që të nënshkruante me të.

Messi nuk do të paraqitet për Inter Miami deri në korrik për shkak se kontrata e tij me PSG, e cila skadon më 30 qershor si dhe për faktin që merkato në MLS nuk fillon deri më 5 korrik. Skuadra do të luajë dy ndeshje jashtë para se të takohet me Cruz Azul – kundër DC United dhe Saint Louis City – kështu që 35 vjeçari pritet që të debutojë në shtëpi me skuadrën e tij të re.

(Kosova Sot Online)