Silva: Arritja deri në këtë pikë është shumë e vështirë

  • A.P /
  • 08 June 2023 - 20:16
Silva: Arritja deri në këtë pikë është shumë e vështirë

Ylli i Manchester City, Bernardo Silva, foli së fundmi për finalen e Champions League ndaj Interit.

Duke folur për kanalet zyrtare të “Citizens”, Silva u shpreh se këto momente duhen shijuar.

“Arritja deri në këtë pikë është shumë e vështirë, ndaj duhet t’i shijojmë këto momente sepse nuk e dimë a do ndodhë përsëri. Kur i bën gjërat me kënaqësi, i bën më mirë”.

Ky ishte një sezon i vështirë sepse për 90% të kampionatit ne ndoqëm Arsenalin dhe nuk arritëm të fitonim katër ose pesë ndeshje radhazi. Nuk kemi pasur atë momentin e besimit që të bën të mendosh se je i pandalshëm”.

(Kosova Sot Online)