
Chelsea synon ta përforcojë mesfushën

Chelsea raportohet se ka filluar negociatat për të nënshkruar me mesfushorin Romeo Lavia në këtë verë
Sipas Football.London, Chelsea ka filluar bisedimet Southampoton për të blerë Lavian për 50 milionë funte, në mënyrë që ta përforcojnë edhe më shumë mesfushën për sezonin e ri.
Lavia kishte njërën prej paraqitjeve më të mira për southamptonin, pavarësisht se klubi ra nga liga këtë sezon, e cila gjë ka bërë që ai të bie në sy të shumë klubeve këtë vit. Më shumë gjasë ai do të largohet nga Saints këtë verë pasi që ata do të luajnë në Championship.
Nga Chelsea pritet të largohen një sërë mesfushorët gjatë kësaj merkato ku ata do të mbesin pa: Mason Mount, N’Golo Kante, Mateo Kovacic,dhe Ruben Loftus-Cheek, të gjithë këta pritet të largohen së shpejti nga klubi.
Si rezultat, Blutë janë duke kërkuar mesfushorë të rinj për skuadrën e tyre, për të zëvendësuar lojtarët e larguar dhe për ta përforcuar skuadrën.
Pos Lavia, skuadra londineze po ashtu është duke shikuar blerjen e mesfushorit të Brighton Moises Caicedo gjatë verës, me Blutë që shpresojnë që t’i marrin të dy lojtarët.
(Kosova Sot Online)