Liverpooli, favorit për transferimin e Pavard

  • A.P /
  • 11 June 2023 - 17:43
Liverpooli, favorit për transferimin e Pavard

Liverpooli raportohet se po kryeson garën për transferimin e Benjamin Pavard.

Sipas “Bild”, përfaqësuesit e lojtarit kanë zhvilluar bisedime me klubin anglez për transferimin e mundshëm të tij në “Anfield”

Milani, Interi, Chelsea dhe Barcelona janë klubet tjera të interesuara për Pavardin.

Megjithatë, sipas mediumit gjerman, Liverpooli po vlerësohet favorit për të siguruar shërbimet e mbrojtësit francez, i cili është i hapur për t’u larguar nga Bayern Munichi.

27-vjeçari me kampionët e Gjermanisë ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit të ardhshëm.

Më herët ishte raportuar se Pavard mund të largohet nga “Bavarezët” për 30 milionë euro.

(Kosova Sot Online)