Ja kur do të largohet Guardiola nga City

  • A.P /
  • 12 June 2023 - 19:38
Ja kur do të largohet Guardiola nga City

Pep Guardiola ka arritur më në fund atë që të gjithë prisnin nga ai kur mori drejtimin e Manchester City. Pas 7 vitesh në krye të ekipit anglez, trajneri spanjoll arriti të fitonte Champions League, në të njëjtin sezon ku fitoi edhe titullin kampion dhe FA Cup.

Por, çfarë do të ndodhë tani që City arriti kulmin? Sipas “The Guardian”, me arritjen e Champions, Guardiola ka vendosur edhe datën e largimit të tij nga klubi.

Tabloidi britanik thekson se trajneri do të largohet pas dy vitesh, kur të përfundojë kontratën, duke bërë që aventura e tij të zgjasë 9 vite.

(Kosova Sot Online)