Shqipëria me dy seanca stërvitore

  • A.P /
  • 15 June 2023 - 20:52
Shqipëria me dy seanca stërvitore

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën e dytë stërvitore këtë të enjte me ekipin që ka punuar në fushën e Shtëpisë së Futbollit me intensitet të plotë.

Kuqezinjtë po përgatiten intensivisht prej gati 10 ditësh për sfidën e parë të kualifikueseve të Euro 2024 ndaj Moldavisë, që do të luhet të shtunën në stadiumin “Air Albania”, ndërsa më datë 20 qershor do të luajnë në transfertë ndaj Ishujve Faroe.

Këtë pasdite trajneri Silvinjo i ka pasur në dispozicion të gjithë lojtarët, teksa me grupin u bashkua edhe mbrojtësi Berat Gjimshiti, i cili mungoi një ditë më parë, si edhe Frederik Veseli, i cili i ka tejkaluar tashmë problemet fizike.

Për më shumë se një orë skuadra është stërvitur në sallën e forcës e më pas në fushë, ku janë provuar situata të ndryshme loje dhe ana taktike.

Të premten Kombëtarja do të zhvillojë edhe seancën stërvitore zyrtare para ndeshjes, ndërkohë që në ora 16:45 trajneri Silvinjo do të jetë para gazetarëve në konferencën zyrtare për median.

(Kosova Sot Online)