Mbappe i jep fund spekulimeve për të ardhmen

  • A.P /
  • 18 June 2023 - 17:48
Mbappe i jep fund spekulimeve për të ardhmen

Një nga futbollistët më të mirë në botë, Kylian Mbappe, ka zbuluar se nuk do të ndryshojë skuadër gjatë merkatos së verës.

Fati i Mbappes ka qenë objekt i mediave dhe spekulimeve të shumta javët e fundit. Në media është përfolur se sulmuesi francez nuk dëshiron të rinovojë kontratën me Paris Saint Germain, e cila skadon sezonin e ardhshëm.

I kërkuar me ngulm nga Real Madrid, në media u përfol për një largim të mundshëm të Mbappes nga Parisi këtë verë, duke pasur parasysh se klubi francez mund të mbetet “thatë” vitin e ardhshëm nëse ai nuk pranon të rinovojë kontratën me ta.

Vendimin për të ardhmen e tij e ka bërë të ditur gjatë grumbullimit me kombëtaren franceze në një prononcim për Telefoot. Ai tha se do të qëndrojë në PSG edhe për të paktën një vit dhe se nuk do të ndryshojë skuadër këtë verë.

"E kam thënë më parë dhe do ta them përsëri, do të qëndroj te PSG sezonin e ardhshëm. Unë do të qëndroj në Francë për sezonin e ardhshëm dhe më pas do të vendos të ardhmen time në 2024. Shumë mund të ndodhin në një vit, veçanërisht në një klub si PSG”, tha Mbappe.

Përveç Realit, është përmendur edhe një transferim i mundshëm i Mbappes te Manchester United nëse sheikët e Katarit vijnë në krye të klubit, por francezi e zyrtarizoi vendimin e tij sot.

(Kosova Sot Online)