A do të shkoj Mbappe në City?

  • A.P /
  • 19 June 2023 - 14:38
A do të shkoj Mbappe në City?

Pep Guardiola e ka komentuar mundësinë e transferimit të Kylian Mbappes në Manchester City.

Ylli francez është bërë temë diskutimi në javët e fundit pasi nuk po pranon ta vazhdojë kontratën me Paris Saint-Germainin.

Kontrata aktuale atij do t’i skadojë në vitin 2024, por e kishte opsionin e vazhdimit të saj për një vit tjetër.

Por, ish-futbollisti i Monacos është “rebeluar” së fundmi dhe kjo ka bërë që parisienët të mendojnë ta shesin atë qysh në këtë verë.


E ndër emra e lakuar për një transferim të mundshëm të nënkampionit botëror është edhe kampioni i freskët anglez dhe evropian.

Megjithatë, trajneri spanjoll i ka hequr krejt dyshimet sa i përket njërit prej sulmuesve më të mirë në botë.


(Kosova Sot Online)