Galtier vazhdon të jetë zyrtarisht trajner

  • A.P /
  • 19 June 2023 - 19:25
Galtier vazhdon të jetë zyrtarisht trajner

Paris Saint-Germaini ende nuk ka arritur një marrëveshje me Christophe Galtier në lidhje me largimin e tij.

Galtier është ende zyrtarisht trajneri i kampionëve francezë, pavarësisht se nga mediat e atjeshme u raportua se ai është shkarkuar.

Ai u tha se u informua se nuk do të drejtonte PSG-në sezonin e ardhshëm një ditë pas përfundimit të sezonit.

Megjithatë, duhet të arrihet një marrëveshje me Galtierin, e cila sipas “L’Equipe” nuk është arritur ende.

56-vjeçari thuhet se dëshiron që ai dhe stafi që solli me vete në “Parc des Princes”, të paguhen për vitin e fundit të kontratës. Kontrata e tyre skadon në verën e vitit të ardhshëm.

Por, kjo kërkesë ende nuk është pranuar. Megjithatë, brenda klubit besohet se ka optimizëm se së shpejti mund të arrihet një marrëveshje për ndërprerje të bashkëpunimit.

Së fundmi është raportuar se Luis Enrique është afër marrëveshjes me Paris Saint-Germainin për pozitën e trajnerit.

(Kosova Sot Online)