Lexoni edhe:
Zyrtare: FFK e ndërpren bashkëpunimin me përzgjedhësin e Kosovës, Alain Giresse
Jean-Philippe Gbamin rikthehet tek Everton këtë verë pas një sezoni në Turqi ku luajti për Trabzonsporin dhe mediave në Angli nuk u shpëtoi një veprim interesant që ai bëri në rrjetet sociale, transmeton "Kosova Sot Online ".
Kështu, mediat në ishull zbuluan se Gbamin po shet fanella dhe pajisje stërvitore nga Everton në Facebook.
Duke qenë se do të marrë veshje të reja me kthimin e tij tek Everton këtë verë, duket qartë se ai ka vendosur të "zbrazë" pak gardërobën dhe njëkohësisht të fitojë diçka prej tyre.
Zyrtare: FFK e ndërpren bashkëpunimin me përzgjedhësin e Kosovës, Alain GiresseLexoni edhe:
Pra, për 300 paund (rreth 350 euro) mund të blini çorape të reja, tuta, bluza të brendshme me etiketa ende mbi to, madje edhe fanella që pretendohet se janë nga ndeshjet.
Ai mbërriti në Goodison Park për 25 milionë euro nga skuadra e Bundesligës Mainz në verën e vitit 2019, dhe në atë moment ai ishte blerja e dytë më e madhe në historinë e klubit nga Liverpool.
Ai ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me Everton, gjatë së cilës do të arkëtojë gjithsej 19.500.000 paund.
Për shkak të lëndimeve në Turqi, ai nuk pati një shans të tregonte veten dhe luajti edhe për Lens dhe CSKA Moskë.
(Kosova Sot Online )