Serbia ka një qëllim të vetëm, synon ndarjen dhe copëtimin e Kosovës

Serbia ka një qëllim të vetëm, synon ndarjen dhe copëtimin e Kosovës
Serbia ka një qëllim të vetëm, synon ndarjen dhe copëtimin e Kosovës

Muhamet Kelmendi

  • 21 June 2023 - 07:52

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Me datën 28 qershor është Vidovdani, një datë shumë e "rëndësishme" e shtetit serb. Me atë date lidhet edhe Beteja e Kosovës, një mit artificial i krijuar nga serbët për Kosovën serbe,mbi të cilën po ndërtohet "bota serbe". Ne kontekst të "botes serbe" më 28 qershor pritet që veriu i Kosovës të shpall autonominë e vetë politike-organizative dhe shtetërore. Me atë edhe organet e shtetit.

Ky sihariq i kriminelit të luftës Vuçiq tashmë dihet.

-Në kuadër të politikës gjeostrategjike të SHBA-ve dhe të NATOS është Kosova një pikë e vogël që nuk ka ndonjë peshë në ndikimet gjeostrategjike. Me luftën në Ukrainë, ka marrë Serbia një pozite shumë më të favorshme, se sa shtetet tjera në Ballkanin Perëndimor.

Në Serbi shihet nga NATO dhe nga SHBA-të rreziku i një fronti të ri të luftës në këtë anë. Serbia ka aftësi dhe kapacitete të krijoj konflikte luftarake në Bosnje e Hercegovinë, në Kosovë, në Malin e Zi dhe në Maqedoninë e Veriut. Nëpër këto shtete, kurdoherë, sa ka dëshire Serbia, hap front. Këtë pozitë e ka kuptuar shteti serb. Po e përdorë mire dhe si kërcënim ndaj perëndimit, përkatësisht SHBA-së, dhe BE-së dhe NATO-s. Këtu qëndron edhe fakti pse Serbia po ledhatohet nga UE dhe nga SHBA-të. Edhe si shtet, pavarësisht masave, nuk po akuzohet nga jashtë. Fakt tjetër është edhe ideja që po qarkullon se në Serbi është një industri e luftës që ka filluar nën kontrollin e NATO-se të prodhoj armë për Ukrainën.

Nëse kjo qëndron, kuptohet se pozita e Serbisë është mjafte e madhe. Priten veprime konkrete në drejtim të ndërtimit të "botës serbe". Me datën 28 qershor është Vidovdani, një datë shumë e "rëndësishme" e shtetit serb. Me atë date lidhet edhe Beteja e Kosovës, një mit artificial i krijuar nga serbët për Kosovën serbe,mbi të cilën po ndërtohet "bota serbe". Në kontekst të "botës serbe" më 28 qershor pritet që veriu i Kosovës të shpall autonominë e vetë politike-organizative dhe shtetërore. Me atë edhe organet e shtetit. Ky sihariq i kriminelit të luftës Vuçiq tashmë dihet. Në këtë rrugë, - thotë krimineli, - "Serbia nuk do të informon askënd për asgjë... Serbët do të ndërmarrin çdo gjë në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, pa e rrezikuar paqen. Dhe vazhdon:

" Populli ynë është nën sulm të ashpër nga vrasësit, hajnat dhe mashtruesit. E di mjaftë mirë se sa të vegjël jemi në krahasim me vendet e NATOS-s, por kjo është rruga e mbijetesës së popullit tonë".

Këto thënie tregojnë se shteti serb e njeh faktorin ndërkombëtar dhe duket se ka edhe dritë të gjelbër për të vepruar në organizimin e komunave në veri të Kosovës. Këtu nuk ka rëndësi mashtrimi dhe gënjeshtra e propagandës nacionalimperialiste serbe. Tamam si në Ukrainë nga imperialistët rus. Të vrasin dhe paraqiten viktimë.

Mirë është që Kosova ta dërgon statusin e bashkësisë së realizuar me marrëveshjen në Bruksel. Këtu duhet që Kosova mos të harron Luginën e Preshevës. Reciprociteti kërkohet të fillon dhe të vihet në lëvizje nga shqiptarët në Luginë. Me atë fiton bazë juridike Kosova për të kërkuar reciprocitet në kuadër të raporteve Kosovë-Serbi. Ndoshta, tërheqja e kufijve të ri në Ballkan, është rruga më e mirë. Përveç Mitrovicës, Trepçës dhe Ujmanit pjesët tjera në veri mund të ndërrohen pa ndonjë problem me Luginën e Preshevës. Mbetet bashkimi kombëtar Kosovë -Shqipëri.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".