Kai Havertz transferohet te Arsenali

  • S.A /
  • 21 June 2023 - 16:18
Kai Havertz transferohet te Arsenali

Arsenali ka arritur marrëveshje për transferimin e Kai Havertz.

Futbollisti gjerman do të jetë nënshkrimi i parë i Arsenalit këtë verë.

Shuma që “Topçinjtë” do të paguajnë për Chelsean është 60 milionë funta, plus pesë të tjera në shtesa.

Havertz do të nënshkruajë kontratë afatgjatë me Arsenalin, ndërsa është caktuar edhe orari i testeve të tij mjekësore.

(Kosova Sot Online )