Ballkani mëson kundërshtarët potencialë

  • A.P /
  • 21 June 2023 - 17:02
Ballkani mëson kundërshtarët potencialë

Ballkani do të përballet me ekipin e Ludogoretsit në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Kampioni i Kosovës do të ketë punë mjaft të vështirë.

Kurse, suharekasit i kanë mësuar edhe kundërshtarët potencialë nëse e kalojnë rrethin e parë kualifikues.

Fituesit e këtyre përballjeve, Ballkani vs Ludogorets dhe Olimpija vs Valmiera, do të ndeshen mes vete për rrugën vijuese në Ligën e Kampionëve.

Kurse humbësit potencialë, garat evropiane i vazhdojnë në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.


(Kosova Sot Online)