E konfirmuar zyrtare: Dzeko në Stamboll për të kryer testet mjekësore dhe nënshkruar me Fenerbahcen

  • S.A /
  • 22 June 2023 - 09:35
E konfirmuar zyrtare: Dzeko në Stamboll për të kryer testet mjekësore dhe  nënshkruar me Fenerbahcen

Klubi i madh turk, Fenerbahce ka njoftuar zyrtarisht transferimin e sulmuesin Edin Dzeko, i cili do të nënshkruaj pasi të përfundoj me sukses testet mjekësore, transmeton "Kosova Sot Online ".

Dzeko ka vendosur të mos rinovoj kontratën e tij me Interin pas skadimit të saj në fund të këtij muaji.

Boshnjaku 37-vjeçar ka vendosur ta provoj edhe një aventurë të re, duke pranuar ofertën e klubit turk, Fenerbahce.

“Sulmuesi me famë botërore Edin Dzeko do të vijë në Stamboll për të kaluar kontrollet shëndetësore dhe për të përfunduar negociatat e transferimit”, thuhet në njoftimin e klubit turk.

Sipas mediave turke, Dzeko do të kryej kontrollet shëndetësore në orën 10:30 të mëngjesit të sotëm, ndërsa do të nënshkruajë kontratë 2-vjeçare.

Përveç kësaj, sulmuesi i njohur do të marrë një bonus nënshkrimi prej afërsisht 5 milionë euro, pagë vjetore prej 4.5 milionë euro dhe 1 milionë euro bonuse. 

(Kosova Sot Online )