Zbulohet kalendari i sezonit të ri në La Liga

  • A.P /
  • 22 June 2023 - 14:56
Zbulohet kalendari i sezonit të ri në La Liga

La Liga e ka zbuluar kalendarin e sezonit 2023/24.

Kampionia Barcelona do ta nisë edicionin e ri në shtëpi të Getafes, kurse Real Madridi do të nisë gjithçka në Bilbao kundër Athletic.

Ndërkaq, Atletico Madridi në Metropolitano do ta presë Granadan

Mallorca e Vedat Muriqit do ta vizitojë Las Palmas në xhiron e parë të kampionatit spanjoll, i cili do të fillojë më 13 gusht.

Natyrisht, të gjithëve ju intereson “El Clasico” dhe ndeshjet e mëdha të ligës.

Barcelona dhe Reali do të luajnë në xhiron e 11-të, kurse Atletico me Realin paraprakisht në xhiron e gjashtë e Barcelona me Atleticon në xhiron e 15-të. /Gazeta Express/

Java e parë – 13/08/2023

Almeria – Rayo Vallecano

Athletic Bilbao – Real Madrid

Atletico Madrid – Granada

Celta Vigo – Osasuna

Siviglia – Valencia

Las Palmas – Mallorca

Getafe – Barcelona

Villarreal – Betis Sevilla

Real Sociedad – Girona

Cadiz – Deportivo Alaves

(Kosova Sot Online)