Ja pse PSG i vë ultimatum Mbappes

  • A.P /
  • 23 June 2023 - 18:25
Ja pse PSG i vë ultimatum Mbappes

Një luftë duket se ka nisur tashmë mes Kylian Mbappe dhe presidentit të PSG-së, Nasser Al-Khelaifi. Ylli francez u shpreh se nuk do të rinovojë kontratën me parisienët dhe vitin e ardhshëm do të largohet.

Ky vendim i sulmuesit 24-vjeçar, është quajtur si një tradhti. Sipas mediave franceze, ditën e djeshme është zhvilluar një takim mes Mbappe dhe drejtuesve të Paris Saint-Germain.

Klubi parisien i ka dhënë tashmë një ultimatum sulmuesit, ose do të rinovojë kontratën përpara 4 korrikut, ose do të nxirret menjëherë në shitje. Tashmë një transferim i mundshëm i yllit francez te Real Madrid mund të bëhet realitet.

Sipas “El Chiringuito”, “galaktikët” do të paguajnë plot 200 milionë euro për të blerë kartonin e Kylian Mbappe. Gjithashtu thuhet se prezantimi i yllit të PSG në Spanjë mund të bëhet më 23 korrik.

(Kosova Sot Online)