Dembele nuk do të largohet nga Barcelona, është gati për të rinovuar kontratën

  • S.A /
  • 01 July 2023 - 10:21
Dembele nuk do të largohet nga Barcelona, është gati për të rinovuar kontratën

Ousmane Dembele është duke u përgatitur për vazhdimin e kontratës me Barcelonën, transmeton "Kosova Sot Online ".

Reprezentuesi francez është në vitin e fundit të kontratës së tij, por ai nuk pritet që të largohet.

Edhe trajneri Xavi thuhet se dëshiron ta mbajë atë në “Camp Nou” me një marrëveshje të re.

Përfaqësuesit e Dembeles kanë qenë në bisedime me hierarkinë e klubit për të zgjatur qëndrimin te Barça.

Nga palët thuhet se sinjalet janë pozitive për një marrëveshje që do të sigurohet në javët e ardhshme.

Sipas raportimeve nga “Marca”, ka pasur një hap të rëndësishëm pozitiv në negociata, me 26-vjeçarin që ka informuar Barcelonën se nuk do të aktivizojë klauzolën e largimit që ka në kontratën e tij aktuale.

Anësori ka një opsion që të largohet për 50 milionë euro para fundit të korrikut, por ai nuk do të dëgjojë ofertat eventuale nga klubet e interesuara.

(Kosova Sot Online )