Interi siguron Frattesin, zbulohen detajet e marrëveshjes

  • E.K /
  • 04 July 2023 - 20:22
Interi siguron Frattesin, zbulohen detajet e marrëveshjes

nteri raportohet se është afër kompletimit të transferimit të Davide Frattesit nga Sassuolo.

Gazetari i njohur italian, Gianluca Di Marzio, ka raportuar se klubet tashmë kanë arritur një marrëveshje, teksa kanë mbetur edhe disa detaje para se gjithçka të finalizohet.

Marrëveshja thuhet se është për huazimin e Frattesit te Interit për një sezon, por me përfshirjen e detyrim blerjes për 25 milionë euro.

Përveç kësaj, në marrëveshje do të përfshihet edhe sulmuesi i Italisë U21, Samuele Mulattieri, i cili do të kalojë nga Interi te Sassuolo.

(Kosova Sot Online)