Skena të frikshme në Brazil, gjendet i copëtuar trupi i futbollistit 19-vjeçar

  • S.A /
  • 06 July 2023 - 11:28
Skena të frikshme në Brazil, gjendet i copëtuar trupi i futbollistit 19-vjeçar

Bota e futbollit brazilian është në zi. Trupi i futbollistit Vinicius Skulny u gjet i copëtuar në lumin Iguatemi, në komunën Sete Quedas në Mato Grosso do Sul, transmeton "Kosova Sot Online ".

Autoritetet po hetojnë shkaqet dhe rrethanat që çuan në vdekjen e të riut.

19-vjeçari Skulny luajti si sulmues në ekipin modest të komunës, Seduc de Anastasio.

Në datën 25 qershor ai shkoi në një festë me kolegë dhe miq dhe që prej asaj nate rezultoi i zhdukur.

10 ditë më vonë në lumë u shfaqën pjesë të trupit të futbollistit të zhdukur.

Policia bëri të mundur identifikimin përmes tatuazheve që ai kishte në trup, shkruan Elmundo.es.

Të paktën deri tani, sipas autoriteteve, ish-e dashura është e dyshuara kryesore.

Kjo pasi ai kishte shkuar për ta vizituar vajzën mbrëmjen e 25 qershorit, kur edhe më pas humbi gjurmët.

Hetuesit thonë se vrasja mund të ketë ndodhur për arsye sentimentale  e pasionante, por gjithsesi kjo mbetet në kuadër të  hetimeve. Ndërkohë vajza në fjalë ka mohuar që të ketë gisht në këtë ngjarje.

(Kosova Sot Online )