Samir Zekiqi largohet nga Peja

  • E.K /
  • 10 July 2023 - 20:04
Samir Zekiqi largohet nga Peja

Samir Zekiqi nuk do të jetë më pjesë e klubit të Pejës.

Ai ka konfirmuar largimin nga pejanët përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”.

Zekiqi falënderoi klubin, tifozët dhe gjithë të tjerët për mbështetjen e dhënë.

Mitrovicasi i ishte bashkuar Pejës në pjesën e dytë të sezonit të kaluar. Ai me këtë skuadër fitoi titullin e kampionit.

Përveç te Peja, 28-vjeçari më herët ka luajtur edhe te Trepça e Golden Eagle Ylli.

Njoftimi i plotë nga Zekiqi (pa ndërhyrje):

“Njoftime nuk do të jem më pjesë e klubit KB Peja

Falënderoi kryesinë, të gjithë trajnerët, bashkëlojtarët dhe  tifozët, për mbështetjen e dhënë.

Klubit i dëshiroj sukses në vazhdim.

Me respekt, Samir Zekiqi”. 

(Kosova Sot Online)