Al-Nassrit të Ronaldos i bllokohen transferet

  • S.A /
  • 12 July 2023 - 13:36
Al-Nassrit të Ronaldos i bllokohen transferet

“Stop” transferimeve, për tri afate kalimtare, për Al-Nassr të Cristiano Ronaldos.Ky është vendimi i FIFA-s sa u përket transferimeve vendore dhe ndërkombëtare, me vendimin që arriti për mungesën e pagesës së bonuseve për Leicester Cityn prej 14 milionë funtesh, siç ishte përshkruar në marrëveshje për sulmuesin nigerian, Ahmed Musa, transmeton "Kosova Sot Online".

Al-Nassr është dashur t’ju paguante “Foxes” 390 mijë funte, por nuk e ka paguar ende këtë shumë dhe tash është dënuar rëndë klubi arab.

Vendimi fillestar i FIFA-s kishte arritur në vitin 2021 dhe më pas është përkrahur edhe nga Tribunali i Arbitrazhit Sportiv, i cili e ka mbajtur anën e Leicesterit në këtë rast.

Al-Nassr është dashur ta paguante këtë shumë në kohën e caktuar, por nuk e bëri një gjë të tillë dhe tash iu bllokua “pazari”.

Duket se Marcelo Brozovic i Interit do të jetë transferi i fundit i Al-Nassr, i cili s’do të mundë të bëjë përforcime në tre afatet kalimtare të verës

(Kosova Sot Online )