Messi mbërrin në Miami, të dielën prezantimi madhështor

  • S.A /
  • 12 July 2023 - 10:14
Messi mbërrin në Miami, të dielën prezantimi madhështor

Lionel Messi ka mbërri në Florida së bashku me familjen e tij për ta nisur një jetë të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ylli argjentinas u pa në aeroport derisa me valixhe po e merrte rrugën drejt vendosjes së tij në Miami, transmeton "Kosova sot Online".

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë zbarkoi në tokën amerikane me një aeroplan privat në aeroportin e vogël të Mimait.

Kampioni i botës do të prezantohet edhe zyrtarisht nga Inter Miami këtë të diel me një organizim madhështor në “DRV PNK Stadium” në Fort Lauderdale.

“Tifozët do të mund ta shijojnë një natë të madhe, në fushën e blertë dhe më gjerë”, njoftoi klubi amerikan, duke shtuar se biletat do të jenë gratis për këtë ngjarje, për ata që do t’i kenë biletat vjetore.

Messi pritet ta bëjë debutimin e tij në ekipin e ri më 21 korrik në përballjen e Kupës së Ligës kundër ekipit meksikan, Cruz Azul.

(Kosova sot Online )