Lexoni edhe:
Disa fakte interesante për shalqirin
Kombëtarja e Kosovës në basketboll nuk po i ndal përgatitjet për ndeshjet e korrikut dhe gushtit në parakualifikimet e Euro basketit 2025, transmeton "Kosova Sot Online".
Pasi dita ditë stërvitjet i mbajtën në kryeqytet, tash “Dardanët” ato i vazhdojnë në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, aty ku do të jetë shtëpia e tyre në këto parakualifikime.
Edhe pesë ditë kanë mbetur deri në sfidën e parë dhe ushtrimet janë në intensitetin më të lartë me në krye përzgjedhësin e ri, Rami Hadar.
Disa fakte interesante për shalqirinLexoni edhe:
Ndonëse janë pjesë e listës, disa basketbollistë ti Arti Hajdari, Mikaele Tmusic e Fisnik Rugova nuk do të mund ti ndihmojnë Kosovës. Sfidën e parë, “Dardanët” e zhvillojnë më 19 korrik në palestrën e Prizrenit ndaj Zvicrës.
Më pas, Kosova i luan dy takime radhazi si mysafirë. Fillimisht, më 26 korrik, tanët luajnë ndaj Danimarkës, e më pas tre ditë më vonë ndaj Zvicrës. Për cikël parakualifikues, Dardanët e mbyllin në shtëpi ndaj Danimarkës më 5 gusht. Kosova me Zvicrën nuk është përballur asnjëherë, derisa me Danimarkën po, ka një fitore e një humbje.
(Kosova Sot Online )