Guardiola e dëshiron mbrojtësin e njohur

  • A.P /
  • 14 July 2023 - 18:26
Guardiola e dëshiron mbrojtësin e njohur

Benjamin Pavard shihet si një zëvendësues i mundshëm i Kyle Walker në Manchester City.

Mbrojtësi anglez raportohet se është afër kalimit te Bayern Munichi, teksa nga klubi gjerman drejt klubit anglez mund të transferohet francezi.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se Pavard tani është në krye të listës së kampionëve anglezë, për pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë.

Bayerni dhe Man City do të diskutojnë për Walker dhe Pavard në ditët në vazhdim.

(Kosova Sot Online)