Ten Hag ia heq shiritin e kapitenit

  • a.p /
  • 16 July 2023 - 17:50
Ten Hag ia heq shiritin e kapitenit

Harry Maguire nuk do të jetë më kapiten i Manchester United.

Mbrojtësi anglez, përmes një postimi në “Instagram”, konfirmoi se sot është informuar nga trajneri, Erik ten Hag, për këtë vendim.

30-vjeçari u shpreh i zhgënjyer me këtë vendim, teksa falënderoi tifozët dhe ish-trajnerin, Ole Gunnar Solskjaer, që i kishte dhënë shirtin e kapitenit.

Postimi i plotë nga Maguire:

“Pas diskutimeve me trajnerin sot ai më ka informuar se do të ndryshojë kapiten. Ai më përshkroi arsyet e tij dhe ndërsa unë personalisht jam jashtëzakonisht i zhgënjyer, do të vazhdoj të jap gjithçka sa herë që vesh fanellën.

Kështu që doja të them një falenderim masiv për tifozët e Manchester United për të gjithë mbështetjen e tyre të shkëlqyer gjatë kohës që mbaja shiritin në krah.

Që nga dita kur mora rolin, tre vjet e gjysmë më parë, ka qenë një privilegj i madh të drejtoja Manchester United dhe një nga momentet më krenare të karrierës sime deri më sot. Është një nga nderimet më të mëdha në futbollin e klubeve. Unë kam bërë gjithçka që kam mundur për të ndihmuar Unitedin të jetë i suksesshëm – brenda dhe jashtë fushës.

Unë do t’i jem gjithmonë mirënjohës Ole Gunnar Solskjaer që fillimisht më dha përgjegjësinë dhe i uroj kujtdo që ta marrë atë tani çdo sukses dhe ata do të kenë mbështetjen time të plotë”. 

(Kosova Sot Online)