Shqiptarët e PSG-së ia bëjnë të qartë Vlahovic: Në Paris t’i presim tre gishtat

  • S.A /
  • 17 July 2023 - 10:18
Shqiptarët e PSG-së ia bëjnë të qartë Vlahovic: Në Paris t’i presim tre gishtat

Aventura e mundshme e Dusan Vlahovic në PSG sigurisht që nuk fillon në mënyrën më të mirë. Nuk ka ende një marrëveshje zyrtare për ta sjellë serbin nën hijen e Kullës Eifel, por fërkimet e para tashmë po lindin nga ana e ultrasve të zjarrtë dhe më të ashpër, transmeton "Kosova Sot Online".

Në Francë, në fakt, një pankartë ka dalë kundëar sulmuesit të Juventusit, me kërcënime të qarta.

“Vlahovic, në Paris t’i presim tre gishtat”, shkruhej në pankartën e mbajtur nga tetë tifozë, mes të cilëve dy që bëjnë shenjën e shqiponjës me duar.

Referenca është qartësisht politike në atë që në të kaluarën sulmuesi serb u shfaq me shenjën e 3 gishtave që tregonin qiellin duke lavdëruar Serbinë e Madhe (Zotin, Atdheun dhe Carin).

Një simbolikë që i përket krahut të djathtë të Serbisë që tenton të mos e njohë Kosovën dhe kufijtë e saj.

Dhe gjesti i Vlahovicit duket se nuk i ka pëlqyer disa tifozëve të PSG-së, më të flaktëve, të cilët kanë vendosur t’i dërgojnë një mesazh sulmuesit në funksion të ardhjes së tij të mundshme në Paris që do t’i hapte rrugën Lukakut te Juventus.

(Kosova Sot Online )