Tifozët e Juventusit protestojnë kundër transferimit të Lukakut

  • S.A /
  • 17 July 2023 - 16:47
Tifozët e Juventusit protestojnë kundër transferimit të Lukakut

Romelu Lukaku nuk do të udhëtojë në Amerikë me ekipin e Chelsea për përgatitjet e sezonit të ri, shkruan gazetari Fabrizio Romano, transmeton "Kosova Sot Online".

Sulmuesi nuk është në planet e Maurizio Pochettinos, prandaj klubi ka prioritet ta largojë belgun për t’i fituar së paku 40 milionë euro.

Inter është tërhequr nga gara për shërbimet e tij, ndërsa Juventusi do të paguajë shumën e kërkuar për të, nëse arrin ta shesë Dusan Vlahoviq te PSG-ja.

Por, disa tifozë të Juventusit kanë protestuar sot kundër transferimit të Romelu Lukakut, shkruan Syri.net Kosova. “Ne nuk e duam Lukakun”, ishin thirrjet e tyre.

(Kosova Sot Online )