Kjo është hendbollistja italiane që e bëri huqjen e karrierës, nuk shënoj gol as në portën e zbrazët në Prishtinë

  • S.A /
  • 17 July 2023 - 13:07
Kjo është  hendbollistja italiane  që e bëri huqjen e karrierës, nuk shënoj gol  as në portën e zbrazët në Prishtinë

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në hendbollin e femrave në Prishtinë, transmeton "Kosova Sot Online". Në fakt, Italia po luante me Austrinë në finalen e madhe të Kampionatit Evropian U-19, Divizioni B.

Italianet fituan bindshëm, 29:21 në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë. Por, protagoniste e kësaj loje ishte hendbollistja italiane, Matilde Girotto.

Ndonëse përballë e kishte portën e zbrazët, numri 2 i Italisë nga afërsia gjuajti mbi portë, duke i befasuar të gjithë. Natyrisht, një gjë e tillë nuk ishte parë më herët.

(Kosova Sot Online )