Messi: Shihemi sërish të premten

  • A.P /
  • 17 July 2023 - 17:18
Messi: Shihemi sërish të premten

Lionel Messi ka falënderuar të gjithë tifozët që ishin të pranishëm në prezantimin e tij si lojtar i Inter Miamit.

Ylli argjentinas u prezantua mbrëmë. Ai me klubin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025.

Messi, përmes një postimi në “Instagram” sot, falënderoi ata që ishin të pranishëm në prezantimin e tij, duke paralajmëruar gjithashtu debutimin që do ta bëjë të premten.

36-vjeçari do të debutojë në ndeshjen kundër Cruz Azul.

Postimi nga Messi:

“Dua të falënderoj të gjithë për dje! Shiu e bëri atë ndryshe nga sa ishte planifikuar, por gjithsesi ishte i bukur.

Faleminderit të gjithëve që erdhët, faleminderit shumë për gjithë dashurinë dhe gjithashtu artistëve që ishin aty dhe pavarësisht kushteve kënduan në mënyrë spektakolare.

Shihemi sërish të premten…”.

(Kosova Sot Online)