Ja kush hyn në garë për Mbappen

  • A.P /
  • 31 July 2023 - 14:55
Ja kush hyn në garë për Mbappen

Gjithçka lë të mendosh se Kylian Mbappe do ta veshë fanellën e Real Madridit në sezonin e ri ose në atë pas tij.

Shtypi spanjoll është i bindur se presidenti Florentino Perez do ta bëjë goditjen e tij në muajin gusht, kah fundi i afatit kalimtar i verës për ta detyruar Paris Saint-Germainin që t’ia shesë lojtarin për një shumë më të ulët nga 200 milionë euro sa i kërkojnë sheikët arabë.

Por, gjigantit spanjoll nuk i mungon konkurrenca për nënkampionin botëror.

Klubet tjera, në fakt, janë duke u munduar ta ndalin këtë “martesë të premtuar” që nga fillimi i verës.

Oferta saudite ishte pranuar nga PSG-ja, por futbollisti e refuzoi atë.

Në Angli flitet se në garë për lojtarin është futur Liverpooli qe një kohë, por edhe Arsenali.

“Reds” janë të gatshëm ta marrin lojtarin për një vit në formë huazimi.

E tash, sipas mediumit “Daily Record”, në garë për 24 vjeçarin është futur edhe Chelsea.

Megjithatë, edhe pse “Blues” janë të gatshëm të paguajnë shuma të mëdha parash, do të jetë e vështirë të bindet ish-futbollisti i Monacos të përfundojë në “Stamford Bridge” duke e pasur parasysh se Të Kaltrit nuk do të luajnë në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm. 

(Kosova Sot Online)