Ja pse Icardi e refuzoi dyfishin e parave nga Arabia Saudite

  • A.P /
  • 31 July 2023 - 16:22
Ja pse Icardi e refuzoi dyfishin e parave nga Arabia Saudite

Mauro Icardi u prezantua mbrëmë përpara tifozëve të Galatasarayt së bashku me përforcimet e reja.

Presidenti Dursun Ozbek e ka zbuluar dëshirën e sulmuesit argjentinas për t’u rikthyer në Stamboll, ku e kaloi një vit të shkëlqyeshëm në formë huazimi

Madje, ish-futbollisti i Sampdorias, Interit dhe deri tash i Paris Saint-Germainit refuzoi oferta të majme nga Arabia Saudite.

“Icardi e refuzoi një kontratë dyvjeçare prej 40 milionë eurosh të ofruara nga një klub i Arabisë Saudite. E preferoi Galatasarayn: ia duam krejt të mirat dhe do t’ia paguajmë 6 milionë euro neto, plus 4 vjet shtesë, të cilat do t’ia paguajnë sponsorët tanë. Në total, do t’i marrë 10 milionë”, deklaroi Ozbek.

Ndërkohë, futbollisti argjentinas është entuziast për fillimin e kësaj eksperience, tash si lojtar i Galatasarayt.

“Ndihem pjesë e këtij projekti dhe e këtij grupi. Jam vërtet i lumtur. Tifozët do na japin mbështetje të madhe, do të mundohemi ta bëjmë më të mirën në fushën e blertë”, u shpreh Icardi.

(Kosova Sot Online)