Dembele e do veç PSG-në

  • A.P /
  • 01 August 2023 - 13:51
Dembele e do veç PSG-në

Nga sot, klauzola e kontratës së Ousmane Dembeles është ngritur në 100 milionë euro.

Por, Paris Saint-Germaini nuk do të paguajë aq shumë për ta transferuar futbollistin francez.

Në orët e kaluara, kur klauzola e tij ishte 50 milionë euro, parisienët ia dërguan një letër Barcelonës, përmes së cilës ia shpjeguan gatishmërinë për ta paguar këtë klauzolë, në fakt duke e aktivizuar atë, shkruan mediumi francez “L’Equipe”.

Tash që ka kaluar 31 korriku, mbetet të shihet nëse kampionit francez do t’i mjaftojnë 50 milionë euro ose nëse dy klubet duhet ta arrijnë një marrëveshje të re.

Vendimtare do të jetë dëshira e lojtarit, i cili dëshiron t’i bashkohet sa më shpejt të jetë e mundur PSG-së dhe të bëhet yll i skuadrës kryeqytetase franceze, shton mediumi tjetër francez “RMC Sport”.

“Telenovela” nuk ka marrë fund ende, por fundi tashmë dihet: Dembele, në një mënyrë apo tjetrën, do të zbarkojë në Paris për të luajtur nën urdhrat e trajnerit Luis Enrique.

(Kosova Sot Online)