Tuchel: Na duhet një mesfushor

  • A.P /
  • 02 August 2023 - 14:24
Tuchel: Na duhet një mesfushor

Thomas Tuchel ua ka bërë të qartë drejtuesve të klubit kërkesën e tij kryesore.

Pas largimit të Sadio Manes dhe arritjes eventuale të Harry Kanet tek Bayern Munichu do të kompletohet faza ofanzive.

Por, trajneri gjerman ndien se ekipi bavarez ka mangësi në mesfushë.

Prandaj, ish-trajneri i Paris Saint-Germainit dhe i Chelseat nuk e ka fshehur dëshirën për ta pasur në dispozicion një mesfushor defanziv.

“Kemi nevojë për një mesfushor defanziv”, ka thënë ai.

Sipas mediumit “Sport1”, Tuchel e ka në mendje futbollistin e Real Madridit, Aurelien Tchouameni.

Mesfushori francez është një ëndërr e trajnerit gjerman, por për ta bindur Realin që t’ia shesë lojtarin do të jetë mjaft e vështirë.

Ai kishte zbarkuar në “Santiago Bernabeu” një vit më parë nga Monaco, ndërsa nuk e pati të lehtë të ambientohet në La Liga.

Sidoqoftë, “Mbretërit” besojnë në aftësitë dhe në potencialin e tij dhe llogarisin në shërbimet e tij në vitet e ardhshme.

Natyrisht, një ofertë e majme mund të ndryshojë gjithçka… 

(Kosova Sot Online)