Messi: Jam mjaft i lumtur për fitoren

  • A.P /
  • 03 August 2023 - 15:00
Messi: Jam mjaft i lumtur për fitoren

Lionel Messi ishte njeriu i natës së mbrëmshme.

Ylli argjentinas e inspiroi Inter Miamin drejt fitores ndaj Orlando Cityt në Kupën e Ligës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

36 vjeçari i realizoi dy gola, në secilën pjesë nga një dhe me të dyja këmbët nga një, për t’ia siguruar një fitore të re ekipit nga Florida.

Kështu, ish-futbollisti i Barcelonës dhe i Paris Saint-Germainit arriti në kuotën e 5 golave në 3 ndeshje me fanellën e ekipit amerikan

E pas ndeshjes së mbrëmshme, përfaqësuesi argjentinas e ka bërë një postim në rrjetet sociale duke e shprehur gëzimin dhe lumturinë për momentin që po e kalon dhe për fitoren e radhës së ekipit të tij.

“Ndeshje e madhe e të gjithëve, mjaft i lumtur për fitoren. Natën e mirë, Miami!!!”, ka shkruar kampioni i botës me Argjentinën.


(Kosova Sot Online)