Dembele pritet të transferohet

  • A.P /
  • 03 August 2023 - 15:21
Dembele pritet të transferohet

Ousmane Dembele pritet të transferohet në Paris Saint-Germain qysh këtë javë.

Eksperti i transfereve, Fabrizio Romano mëson se parisienët duan ta mbyllin këtë çështje në ditët në vazhdim, duke e bërë të vetin futbollistin francez.

Krahas sulmuesit të krahut, klubi nga “Parku i Princave” pritet ta zyrtarizojë edhe përforcimin tjetër, Gonçalo Ramos.

Dembele ka arritur tashmë marrëveshje me PSG-në, derisa po priten të zgjidhen disa detaje teknike me Barcelonën.

Ish-futbollisti i Borussia Dortmundit pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare, deri në qershor 2028, ndërsa klubi francez do t’i paguajë 50 milionë euro për kartonin e tij, në bazë të klauzolës private.

Dembele i befasoi të gjithë duke e kërkuar largimin nga “Camp Nou” ndonëse trajneri Xavi Hernandez llogariste në shërbimet e tij dhe e konsideronte si një lojtar të rëndësishëm.

(Kosova Sot Online)