Gvardiol do të transferohet në Man City

  • A.P /
  • 03 August 2023 - 16:47
Gvardiol do të transferohet në Man City

Manchester City ka bërë hapa gjigantë drejt transferimit të Josko Gvardiolit.

Klubi anglez dhe Leipzigu kanë arritur marrëveshje për transferimin e qendërmbrojtësit stabil, i cili pritet t’ju bashkohet kampionëve të Evropës për afro 90 milionë euro, shkruan mediumi britanik “Sky Sports UK”.

Me këtë rast, 21 vjeçari do të bëhet mbrojtësi më i paguar në histori të futbollit.

Gjithnjë sipas mediumit britanik, sensacioni i Kupës së Botës 2022 do t’ju nënshtrohet vizitave mjekësore në këtë fundjavë dhe më pas do ta nënshkruajë kontratën afatgjate me “Citizens”.

Edhe pse po kërkohet edhe nga klubet tjera angleze dhe ato evropiane, Gvardiol dëshiron të punojë nën urdhrat e trajnerit Pep Guardiola, i cili e admiron atë shumë. 

(Kosova Sot Online)