Distria Krasniqi e mëson kundërshtaren në finale

  • A.P /
  • 04 August 2023 - 15:41
Distria Krasniqi e mëson kundërshtaren në finale

Distria Krasniqi po tregohet e pandalshme sot në Mastersin e xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Kampionia olimpike triumfoi me IPPON në gjysmëfinalen e kategorisë deri në 52 kilogramë ndaj hungarezes, Reka Pupp.

Xhudistja kosovare kësisoj e siguron të paktën medaljen e argjendtë nga ky kompeticion.

Në finale për medaljen e artë, Distria Krasniqi do të ketë punë me xhudisten franceze, Amandine Buchard.

Blloku final do të fillojë nga ora 17:00, kurse dueli i Distrias do të jetë rreth orës 18:00.

Sot gjithashtu në garë ishte edhe Nora Gjakova, por ajo u ndal në raundin e dytë.

Nesër do të garojnë edhe Akil Gjakova dhe Laura Fazliu.

(Kosova Sot Online)