Bayerni bën ofertë të re për Kane

  • A.P /
  • 04 August 2023 - 16:31
Bayerni bën ofertë të re për Kane

Bayern Munich ka dorëzuar sot një ofertë të re në Tottenham Hotspur për Harry Kane.

Siç raportoi gazetari i njohur gjerman, Florian Plettenberg, oferta e fundit e Bayernit i kalon 100 milionë euro, duke përfshirë edhe bonuset, transmeton Gazeta Express.

Drejtuesit e klubit gjerman tani thuhet se po presin një përgjigje nga Tottenhami, që ia caktoi kampionit gjerman një afat deri në mesnatën e sotme.

Kujtojmë se së fundmi CEO i “Bavarezëve”, Jan-Christian Dreesen, dhe drejtori teknik, Marco Neppe, ishin në Londër për të zhvilluar negociata të mëtejshme me Daniel Levy të hënën.

Edhe pse nuk u arrit marrëveshje atë ditë, marrëdhëniet mes të dyja palëve mbeten pozitive dhe te klubi gjerman thuhet se janë optimistë se do të marrin Kane, i cili është në vitin e fundit të kontratës së tij.

Pasi të arrihet një marrëveshje mes klubeve, atëherë transferimi besohet se do të kompletohej menjëherë.

Kane dëshiron të transferohet në “Allianz Arena” dhe tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me Bayernin. 


(Kosova Sot Online)