Akil Gjakova triumfon sërish në Masters

  • S.A /
  • 05 August 2023 - 14:41
Akil Gjakova triumfon sërish në Masters

Akil Gjakova ka regjistruar edhe fitoren e dytë në World Judo Mastersin, që po mbahet në Budapest të Hungarisë, transmeton "Kosova sot Online".

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, xhudisti kosovar mposhti brazilianin Daniel Cargnin, i cili është medalist olimpik dhe botëror.

Gjakova realizoi herët “uazari” dhe pastaj e kontrolloi luftën deri në fund, për të regjistruar fitore. Kjo fitore i takoi raundit të tretë.

(Kosova Sot Online )