Silva e merr vendimin final

  • A.P /
  • 16 August 2023 - 16:28
Silva e merr vendimin final

Bernardo Silva pritet ta vazhdojë karrierën në Manchester City.

Ylli portugez ka arritur marrëveshje verbale për ta nënshkruar kontratën e re me “Citizens.

Futbollisti i kërkuar nga Barcelona, nga Paris Saint-Germaini dhe nga klubet e Arabisë Saudite e ka njoftuar klubin me vendimin e tij për të qëndruar në “Etihad Stadium”.

Sipas mediave britanike, pritet që futbollisti ofanziv ta hedh të zezën mbi të bardhë në fund të kësaj jave.

Mësohet se kontrata e re do të jetë valide deri në qershor të vitit 2026.

Silva është sot njëri prej mesfushorëve më të mirë dhe më kreativë në futbollin evropian.

Ai kontribuoi me të madhe në edicionin e fundit, ku City e fitoi “tripletën”, respektivisht Ligën e Kampionëve, Premierligën dhe FA Cup. 

(Kosova Sot Online)