Ronaldo kthehet si titullar në Al Nassr

  • A.P /
  • 18 August 2023 - 19:22
Ronaldo kthehet si titullar në Al Nassr

Cristiano Ronaldo është rikthyer si titullar në ndeshjen që Al Nassr e zhvillon sonte kundër Al Taawaoun

Al Nassr e humbi ndeshjen e parë në Pro Ligën Arabe, ku u mund nga skuadra e Steven Gerard, Al Ittihaq me rezultat 2-1.

Në atë ndeshje shënoi Mane por që goli i tij nuk mjaftoi që ata të marrin tri pikë.

Sonte, Al Nassr ka punë me skuadrën Al Taawoun dhe Cristiano është rikthyer në formacion.

Portugezi ishte larguar nga finalja me Al HIlal javën e kaluar me barelë dhe nuk kishte qenë në gjendje që të startojë në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Pro Ligën Arabe.

(Kosova Sot Online)