Barcelona e kërkon fitoren e parë sezonale

  • A.P /
  • 20 August 2023 - 11:50
Barcelona e kërkon fitoren e parë sezonale

Barcelona do të zhvillojë ndeshjen e dytë kampionale sonte në La Liga.

Katalonasit do ta presin në “Estadio Olimpico” ekipin e Cadizit me fillim nga ora 19:30.

Ekipi i drejtuar nga Xavi Hernandez e nisi dobët sezonin 2023/24.

Barcelona nuk arriti më shumë se një barazim pa gola ndaj Getafes javën e kaluar.

E në anën tjetër, Cadiz shënoi fitore 1:0 ndaj Alaves. 

(Kosova Sot Online)