Tuchel: Kane është fantastik

  • A.P /
  • 20 August 2023 - 13:10
Tuchel: Kane është fantastik

Thomas Tuchel, trajneri i Bayern Munich, ka komentuar debutimin e Harry Kane, i cili menjëherë u bë protagonist me asist dhe gol, në fitoren 0-4 ndaj Werder Bremen.

Në prononcimin për mediet, tekniku u shpreh se Kane është fantastik dhe prania e tij u ndje në ndeshjen e parë.

“Të thuash se ishte një lojë e mirë nuk mjafton. Do të thoja se ishte një paraqitje vërtetë shumë e mirë. Kane është një person fantastik dhe prania e tij u kuptua menjëherë me një asist dhe një gol. Le të vazhdojë kështu për një kohë të gjatë!”-tha Tuchel.

(Kosova Sot Online)