Barcelona e dërgon Destin në huazim

  • A.P /
  • 20 August 2023 - 13:27
Barcelona e dërgon Destin në huazim

Sergino Dest është larguar nga Barcelona.

Amerikani do t’i bashkohet ekipit holandez, PSV Eindhoven

Marrëveshja është arritur plotësisht, teksa Dest do të shkojë në formë huazimi me opsion blerjeje.

Barcelona do ta mbulojë 50% të pagës së tij.

Klauzola për blerjen e tij nga PSV do të jetë 10 milionë euro.

(Kosova Sot Online)