Marrëveshje me arabët, një italian ’emigron’ në Lindjen e Mesme dhe i bashkohet yjeve europianë

  • E.K /
  • 21 August 2023 - 10:33
Marrëveshje me arabët, një italian ’emigron’ në Lindjen e Mesme dhe i bashkohet yjeve europianë

Pas 11-vitesh si pjesë e Paris Saint-Germain, aventura e Marco Verratit në kryeqytetin francez është shumë pranë përfundimit. Sipas mediave europiane, mesfushori ka një marrëveshje me klubin e Al Ahli në Arabinë Saudite dhe është në pritje të lejes nga PSG për të udhëtuar më pas drejt Lindjes së Mesme.

Për momentin, parizienët kanë refuzuar ofertën e parë të arabëve prej 30 milionë eurosh dhe presin diçka më shumë për shërbimet e 30-vjeçarit.

Verrati është nën kontratë me PSG deri në vitin 2026 dhe francezët duke njohur mirë burimet financiare të arabëve, kërkojnë të përfitojnë më shumë se 30 milionë euro.

Në orët e ardhshme pritet që panorams të bëhet edhe më e qartë. Al Ahli ashtu si klubet e tjera arabe ka investuar shumë në këtë merkato duke transferuar emra të njohur të futbollit europian si Firmino, Mahrez, Demiral, Kessie, Mendy, Ibanez, Saint-Maximin apo edhe Ezgjan Alioski ndërkohë që monitorojnë nga afër edhe situatën e Hakan Calhanoglu të Inter.

(Kosova Sot Online)